Në lidhje me çështjen e debatueshme të shkarkimit ose jo të Armando Cungut nga trajneri i Kukësit, Sulejman Starova mbrojti hapur ish-kolegun e tij duke thënë se përgjegjësia për luhatjet e rezultateve në këtë sezon bie mbi klubin, i cili ka kryer ndërhyrje të tepërt në merkato.
Në emisionin “Rubrika Sportive”, ai shtoi se nëse presidenti Gjici shkarkon nga posti i trajnerit Cungu, ambicia për titull shuhet.
“A duhet shkarkuar Cungu? Absolutisht gabon. Ka shumë arsye së përse Kukësi ka çaluar këtë sezon. Luan në fushë asnjënaëse, është humbje e madhe. Nuk sillen 8 lojtarë cilësorë se nuk ke si u gjen vendin në formacion.
Nëse vjen trajner i ri, bie kërkesa e llogarisë. Po ndryshove trajner, heq dorë nga titulli. Cungu është djalë që punon mirë. U jep vendin atyre që japin maksimumuin. Është gabim kolektiv, në marrje në blerje të lojtarëve.
Nuk mund të ndërhyhet në janar kaq shumë dhe të kërkosh menjëherë rezultate”, shtoi Starova.