Sulemjan Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për largimin e trajnerit Migen Memelli nga Vllaznia.

Sipas tij, tekniku bëri mirë te shkodranët, por shtoi se deklarata e bërë pas humbjes së fundit, solli edhe fundin e tij te kuqeblutë.

Është një dukuri negative, ky ndryshim i trajnerëve. Shikojmë komshinjtë dhe europianet, që nuk ndodhin këto. Faji mbetet jetim. Migen Memelli ka bërë mirë. Për mua Memelli nuk ka menaxhuar detyrën që ka trajneri.

Duhet të menaxhojë tensionin e brendshëm në skuadër. Duke bërë një deklaratë, ku përmendi Instagramin, kjo e mori në qafë. Trajneri nuk duhet të përmendë problemet e skuadrës. Nxorri ato që thuhen vetëm me skuadrën e tij. Vetëm për shkak të kësaj deklarate iku.

Vllaznia nuk është si Egnatia, referuar lojtarëve në organikë. Vllaznia ka gabuar, por ka gabuar edhe Memelli për ato që thashë më sipër.