Analiza e Superiores dhe ndeshjet e fundit te saj kane qene ne vemendjen e diskutimeve ne studiot televizive edhe mbremjen e djeshme. Njeri prej tyre, Sulejman Starova foli për ecurinë e Egnatias.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova tha se rrogozhinasit, ishin ekipi i vetëm që kishin luksin për eksperimente në Superiore.

“Edhe rivalët e Egnatias nuk e kanë pasur të lehtë me Skënderbeun. Reaguan në pjesën e dytë dhe iu afruan golit, jo me penallti, se ajo ishte në fund fare.

Egnatia ishte skuadra e vetme që kishte luksin për eksperimente në kampionat, për shkak të shkëputjes. Tani do e shikojmë nëse i ka zgjidhur dilemat për formacionin, se Tetova ka thënë që e ka në mendje. U bënë shumë lëvizje në janar”- eshte shprehur Starova.