Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për fitoren e Vllaznisë ndaj Partizanit në çerekfinalen e Kupës.

Pavarësisht fitores 3-1, Starova tha se gjithçka mund të ndodhë, ndërsa shtoi se te Partizani nuk e kishin mendjen te derbi me Tiranën në kampionat.

Vllaznia-Partizani ishte një ndeshje me terren të rënduar. Ndeshje emocionuese, me plot gola. Ai supergol i Matondosë e zbukuroi më shumë. Një rezultat i favorshëm për Vllazninë. Duhet kujdes, sepse gjithçka mund të ndodhë. Ka marrë një rezultat të kënaqshëm, por janë edhe 90 minuta të tjera dhe luhet në Tiranë, jo në Shkodër.

Fatkeqësi rrëshqitja e topit të Hoxhës, por ajo që shqetëson është se Partizani kishte 7 lojtarë në zonë ndërsa Vllaznia 3 në atë moment të golit.

Nuk besoj se Partizani e kishte mendjen te derbi. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme nga të dyja skuadrat. Ishte interesante, Balaj në stol dhe luajti Kaina. Mund të përdoren përsëri të dy. Ishte zgjedhje teknike padyshim. Nuk mund ta neglizhosh Kupën e Shqipërisë.