Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për humbjen e Shqipërisë në miqësoren ndaj Kilit.
Sipas tij, ndeshja i shërbeu shumë trajnerit Silvinjo dhe shtoi se nga kjo disfatë, kanë nxjerrë mësime të gjithë.
“Ndeshje me Kilin, i shërbeu shumë trajnerit Silvinjo. Gjëja më e rëndësishme është euforia për kualifikimin në Europian. Nuk treguam shpirtin e garës, ndaj një skuadre si Kili. Morëm një goditje, por çdo e keqe e ka një të mirë nga mbrapa.
Nga kjo humbje kemi nxjerrë mësime të gjithë, nga lojtarët, te trajneri. Kjo humbje ka bërë që të kthehet koka te disa lojtarë të tjerë. Çaluam në mbrojtje, sulmuesit të shkëputur nga njëri-tjetri. Kishte edhe gabime individuale”- eshte shprehur Starova.