ulejman Starova ka analizuar fitoren e Partizanit në Shkodër, një sfidë që u fitua 2-1 nga të kuqtë. Në panelin e emisionit Skaner, trajneri i njohur e tha publikisht që për titull janë vetëm Tirana dhe Partizani.

Sipas tij, bardheblutë kanë grupin, kurse të kuqtë kanë elementë individualë të mrekullueshëm që do të njohin progres në lojën e tyre. Në fjalën e tij në panel, ish-tekniku i kuq tha:

“Katër ditë më parë thamë që humbi derbin, por ka meritën që udhëheq kampionatin. Tirana i dha një bonus sepse shpërdoroi me Laçin. Sepse unë shoh kandidate për titull veç këto dy skuadra. Partizani ka shanse të vazhdojë të rritet. Ka disa lojtarë që po e rrisin performancën. Kurse Tirana ka grupin.

Partizani ka gabimet e veta brenda lojës. Për shembull, Skuka nuk luan fare në Kukës, udhëheq ekipin në ndeshjen tjetër. I shoh të dy ekipet për titull. Është një gjë e madhe që humb derbin dhe shkon e merr fitore në Shkodër. Shiko Rexhepin. E bëmë copë në derbi. Ishte spektakolar kundër Vllaznisë”, tha ai./newsport/