Laçi do të nis sezonin e ri të Kategorisë Superiore në transfertë ndaj Vllaznisë. Skuadra po vijon punën për ndeshjen e nesërme dhe në Laç këtë sezon e nisin me objektiva të mëdha. Në një intervistë për “RTSH Sport”, ka folur dhe trajneri Starova, i cili është shprehur se objektivi është Kupat e Europës, por skuadra e tij këtë sezon do të synojë titullin kampion.
“Kemi qenë të kënaqur nga performancat e skuadrës gjatë kupave të Europës dhe ndeshjeve miqësore. Kemi një grup të mirë dhe jemi të kënaqur nga ndeshjet miqësore. Jemi gati për të përballur këtë kampionat dhe për të luftuar për titullin kampion, por duke llogaritur edhe 4-5 skuadra që do të luftojnë me ne”.
Merkato? ” Sipas mundësive që kemi jam i kënaqur me skuadrën, por nuk përjashtohet që presidenti mund të na bëjë ndonjë përfocim tjetër në fund të merkatos. Vllaznia, është kënaqësi të luash në Shkodër dhe atë stadium. Është një skuadër që ka pasur problemet e saj, por është një ekip që ka filluar pregatitjet me kohë dhe do të jetë e vështirë pasi nuk ka ndeshje të lehta”.
Objektivi? “Unë e kam thënë edhe më përpara që jemi dhe ne që luftojmë për titullin kampion, por objektivi kryesor është një vend në Kupat e Europës”.