Sulejman Starova, trajner i njohur i cili në të kaluarën ka qenë disa herë në stolin e Partizanit, mendon se eliminimi i sotëm në Ligën e Kampioneve përballë BATE, erdhi si pasojë e paraqitjes jo aq të mirë të disa futbollistëve kryesorë të kësaj skuadre.
“Shumë lojtarë kryesorë ishin jashtë formës së tyre, si Da Silva, si Cara si Rrapaj. Mba u përpoq. Bie përgjegjësia mbi trajnerin dhe mbrojtësit e krahut, Atanaskoski dhe Hadroj.
Përgjegjësia është e Partizanit se dominoi totalisht. Partizani problemet i kishte afër te zona kundërshtare, mbaj mend vetëm një kombinacion të vetëm. Partizani shquhet për lojën aty, ky lloj problemi mendoj se tregoi se Partizani ishte i papërgatitur për këtë mënyrë slojë që i bëri kundërshtari.
Pjesa e parë ishte dinjitoze, po pritnim golin. Por kishte gjuajtje pa pikë përgjegjshmërie. Partizani u përball dhe u befasua me këtë mënyrë loje, “katenaço”, që duhet të dish si të zgjidhet, duhet durim”, tha në “Skaner” Starova.