Sulejman Starova, si specialist futbolli në panelin e emisionit Skaner Superiore të Gerti Çarçanit, komentoi humbjen e Tiranës ndaj Erzeni në ‘Selman Stërmasi’.

Fitore e mrekullueshme e Erzenit me një lojë perfekte. Një skuadër simpatike në fazë sulmuese këto javë, por me defekte sepse disekuilibri në mbrojte flet vetë. Sot skuadra reagoi duke bllokuar mesin e fushës. Merrte pjesë në aksion me 4-6 lojtarë.

Goli ishte aksion ku arma më e fortë ishte ekuilibri i krahëve me mesfushën. U bë një aksion i shkëqlyeshëm. Tirana dy raste goli që pati i kishte në shtesë. Lojtarët e Erzenit po bëjnë shumë mirë, një fitore që për çudi vjen nga një skuadër që krijohet në limit të kohës dhe të bëjë spektakël. Fitore e merituar.

Te Tirana nuk i diskutoj arsyet, jo rotacioni apo forma e lotjarëve. U vendosën ndryshe në fillim, gjatë ndeshjes dolën me 3-2-5. Disa lojtarë nuk u shprehën mirë, me Lushkjen që edhe u zëvëndësua. Erzeni edhe pse ishte në mbrojtje krijoi 5 raste për gol.