Partizani mbylli rrugëtimin e tij në Europë, pasi u eleminua në turin e parë të Conference League nga Saburtalo e Gjeogjisë. Në anën tjetër Laçi u kualifikua përballë Iskras me rezultatin e përgjithshëm 1-0, teksa në turin e dytë gjen përballë Petrocub.

Për këto dy sfida ka folur në emisionin “Skaner” të MCN TV, Sulejman Starova. Ai ka treguar se Partizani kishte mundësinë të kualifikohej, por Skuka e humbi rastin. Në anën tjetër tregon se Laçi me skuadrën që ka është pretendent për titull kampion.

“Kishte mundësi ta fitonte ndeshjen Partizani edhe duke luajtur dobët, me rastin e Skukës.

Laçi bëri detyrën dhe e kishin detyrim fitoren. Ishte një kundërshtar më i dobët se Laçi. Ai barazim e bezdisi pak nga ndeshja e parë. Të shikojmë tani kundërshtarin tjetër. Tani nuk është një detyrë siç ishte te kjo ndeshja. Skuadra moldave mund të jetë më e mirë se Iskra.

Me Qato dhe Ujka dhe nëse arrijnë të mbajnë edhe Guindo, Laçi është pretendente për titullin kampion. I kanë ikur disa lojtarë, por janë përsëri po aq të fortë, do përforcohen edhe më shumë”, u shpreh Starova.