Drejtori i Teutës, Sulejman Starova ka analizuar javën e 23-të të Kategorisë Superiore. I ftuar në emisionin “Skaner”, Starova është shprehur se Partizani me humbjen nga Skënderbeu dhe Laçi me barazimin ndaj Apolonisë kanë dështuar rëndë këtë javë. Starova komentoi gjithashtu edhe barazimin e Vllaznisë kundër Kukësit.
Vllaznia-Kukësi? “Sipas meje ishte një paradoks i madh pasi Kukësi kishtë më shumë zotërimin e topit, por Vllaznia I kishte rastet e saj e kishte mundësi të shënonte.
Duke parë që 3-4 javë nuk ka marrë rezultate, rrezikonte të goditej nëse do të kishin humbur. I lanë një terren shumë të madh Kukësit dhe përdori kundërsulmit e nuk rrezikoi si skuadër që është në vend të parë.
Ishte një lojë më shumë kualitet nga ana e Kukësit pasi e rrethonin Vllazninë e ajo që mungoi ishte finalizimi. U bë një kohë e gjatë që Kukësi nuk e përmirëson finalizimin”, u shpreh Starova.
“Janë rezultate surprize. Partizani dhe Laçi kanë dështuar rëndë. Fieri ndëshkoi me një sulm të rrallë, ndërsa me Partizanin ishte më e rëndë. është zbukuar edhe treshja në fund të renditjes, pasi Skënderbeu u shpërfytyrua për mire”./newsport/