Ish-trajneri Sulejman Starova, mendon se Kristian Panuçi ka gabuar gjithçka në ndeshjen e sotme sa i përket leximit të lojës dhe rreziqeve që i shkaktonin kundërshtarët në këtë sfidë. Në fjalët e tij për TVSH, Starova kritikoi zgjedhjet dhe mënyrën se si kishte vepruar trajneri.
“Ajo që kërkoi trajneri ishte e papraktikueshme në fushe se skuadra me 4-3-3 vuajti shumë, sepse Panuçi nuk diti të lexonte lojën. Robertson vinte pa pushim Hysajn në vështirësi 2 kundër 1 dhe nuk kuptohet pse nuk e bëri lëvizje.
Memushaj është një lojtar i mirë, po jo për të luajtur në kundërsulm në krah në këtë mënyrë. Ishte një pasim i mirë i Hysajt, por mungoi marrja e mirë nga Balaj. Memushaj u pa i lodhur, por një lojtar i sakrifikuar në krahun e majtë ishte sakrificë,
Kur pësuam gol, ishte Binaku që nuk ruajti linjën. Pas golit pamë një skuadër që filloi të reagonte, u bë trime. Strakosha që na dha fitoren me Izraelin, sot nuk mund të na shpëtonte ndeshje për ndeshje, ka përgjegjësi te goli i dytë.
Kam vërejtjet e mia për Panuçin, të fillojë të kritikojë veten, ai ka pasur kohën e përshtatshme, duhet të jetë i qartë qoftë edhe për skemat. Nëse kjo skuadër vazhdon pa Agollin, Grezdën, Bashën, Kaçen e Mavrajn, do të kemi probleme.
Duhet ta dinë shqiptarët objektivin, nëse do të bëjmë rezultat edhe të afrojmë të rinj, nuk bëhen bashkë. Ata që janë përgjegjës, duhet të ulen të mendojnë si do të bëhet me ekipin kombëtar.
Panuçi duhej të reagonte sot. Edhe De Biazi prandaj fuste Lilën në fund, që të ndalte mbrojtësit fluturues si Robertson. Panuçi nuk po di çfarë bën, De Biazi qëndroi dy edicione pa objektiv, duhet të dalë federata të thotë tani çfarë bëhet”, tha Starova. /vipsport/