Veshtiresia qe hasi Vllaznia pasditen e djeshme qe te fitonte ndaj Kastriotit, ka qene objektivi i diskutimeve te shumta edhe ne emisionet sportive nga shume specialiste te cilet kane vleresuar edhe fatin si pjese te rendesishme te kuqebluve ne kete sukses.
Sulejman Starova ne “Skaner” u shpreh se Vllaznia vinte na nje goditje shume e madhe psikologjike dhe prandaj e deshironte me çdo kusht kete fitore. Ne raste te tilla sipas tij vlejne vetem piket, sepse loja do te vije me vone, raporton shkodrasport.com.
“Vllaznia e nisi mirë ndeshjen, u mundua të kontrollonte avantazhin e krijuar që në fillim, por hasi edhe në vështirësi. Kështu, Kastrioti rreth minutës së 70-tëka patur edhe një rast të mirë kur mund ta kishte barazuar rezultatin.
Këto javë Vllaznia ka marrë një goditje shumë të madhe psikologjike dhe prandaj mezi e ka dashur këtë trepikësh. Ishte një fitore edhe morali. Janë disa momente kur një trepikësh i fituar, nuk është vetëm aq sepse të gjithë pjestarët e saj e kanë patur 9 pikëshin në kokë duke menduar se kjo fitore na çon tashmë drejt titullit kampion.
Në pjesën e dytë Kastrioti e pati thuajse gjatë gjithë kohës zotërimin e topit prandaj Vllaznia do të shihte edhe nga vetja e vet. Trajneri Josa e pranoi vetë se me këtë skuadër nuk na ka ecur, është shumë e vështirë t’i bësh golin. Vërtetë krutanët luajtën mirë, por në fund janë pikët.
Atyre nuk ke se çfarë i bën sepse loja rregullohet prandaj dhe ishin shumë të rëndësishme këto tre pikë për ekipin e Vllaznisë dhe që do ta ndihmojnë shumë për të ardhmen”- eshte shprehur Starova./SHKODRA-SPORT.COM/