Dinamo po kalon një moment të vështirë në elitën e futbollit shqiptar, teksa në 5 javë ka arritur të sigurojë vetëm 3 pikë. Blutë u mposhtën edhe mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit me rezulatin 1-3.
Ndërkohë në analizën e shkurtër të bërë pas këtij dueli, specialisti i futbollit Sulejman Starova, u shpreh në studion e “Skaner Superiore”, se po të ishte ai në vendin e Di Biaxhos, nuk do e merrte Dinamon në këto kushte.
“Po të isha unë, nuk do e merrja këtë skuadër në këto kushte. Pagesa dhe investimi është shumë i madh. Është i madh për stafin, por jo për lojtarin. Nuk ma heq kush nga mendja, që ky është një trajner i madh, trajner elite dhe asnjëherë nuk punon keq.
Trajnerët e mirë kështu janë të gjithë. Presidentët investojnë paratë e familjes së tyre. Ngarkesë shumë e madhe, e ka shumë të vështirë të dalë nga kjo gjendje”, u shpreh Starova.