Partizani ka humbur me shifrat 1-0 në transfertë kundër Astanës. Goli i Loncar në minutën e 41 do të vendoste edhe fitoren e kazakëve. Por në këtë ndeshje ishin kampionët e Shqipërisë që u larguan më të lumtur.

Jo pak, por tre ishte VAR që ndërhyri për të anuluar golat e Astanës që në pozicione jashtë loje milimtrike, nuk arritën dot që të fitonin bindshëm. Pa harruar këtu shumë ndërhyrje shpëtimtare të Qirkos dhe konkretizimeve jo të duhura të Astanës.

Një ndeshje që duhej të mbyllej me rezultat të thellë në favor të Astanës, por për fat të mirë, kazakët fituan vetëm 1-0 dhe gjithçka lihet e hapur për ndeshjen e kthimit, nëse Partizani do të ketë fytyrë tjetër. Menjëherë pas ndeshjes, i ftuar në “Skaner”, Starova ka ngritur disa pikëpyetje për futjen e Grezdës në formacion.

“E pëlqej idenë e Zekic, me atë ide jam edhe unë që duhet që të mbrohesh mirë dhe të shkosh në kundërsulm. Por nuk shpjegohet gjithë ai dominim i Astanës në pjesën e parë dhe pastaj ajo rënie e madhe në pjesën e dytë.

Për mua kondicioni i Eros Grezdës lë shumë për të dëshiruar. Se jemi në diskutim tani, por mund të kishim dyshen Cara-Rrapaj dhe Maget në mesfushë, përse duhet të luajë Grezda?”, tha Starova. /Sport Ekspres/