Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit.Sipas tij, korçarët janë bërë një skuadër simpatike, ndërsa shtoi se Partizanit nuk i falet që nuk reagoi fare pas golit të pësuar.

Rastet e humbura nga Partizani? Ndodhin shpesh në futboll. Te Skënderbeu ishin në kor që do kërkonin pikë ndaj Partizanit. Janë një skuadër që vendosen mirë në fushë. Lojtarët e dinë vendin e tyre. Janë bërë një skuadër simpatike, këto i kemi thënë edhe kur humbën me Kukësin.

Partizani ishte në zotërim topi, ishte dominues dhe krijoi raste për shënim në të parën. Në pjesën e dytë Skënderbeu u zbukurua. U bë një skuadër e bukur. Në pjesën e parë çaloi, se Bintsouka u eklipsua nga mbrojtësit e Skënderbeu. Taipi nuk e bënte dot ndihmësin. Mba duhej më parë.

Partizanit nuk i falet, që pas golit të pësuar, nuk reaguan. Futbolli i tillë është. Nga një ndeshje që e ke në dorë për ta marrë, e humbet atë. Ku Bitnsouka nuk po bindte dhe Mba ishte në stol, nuk ke çfarë pret më shumë, për ta futur në lojë.