Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për situatën e kampionatit shqiptar.
Sipas tij, Egnatia dhe Partizani po bëjnë diferencën, ndërsa shtoi se skuadrat e tjera i kanë mundësitë për tu futur në katërshe, pasi janë afër me pikë.
Skuadrat janë në kulmin e vet për të marrë pikë. Egnatia dhe Partizani, po bëjnë diferencën me të tjerët. Janë komodë me pikë. Tirana bëri një hap të rëndësishëm, duke u afruar. Mori një fitore me vështirësi dhe ka probleme në të dyja fazat e lojës.
Ka kohë me “Final Four”. Skuadrat e tjera, nga vendi i 10-të, kanë mundësi të kapin katërshen, sepse diferenca është e vogël. Tani pikët janë të domosdoshme.