Sulejman Starova, specialist futbolli, thotë se Vllaznia është e fituar me barazimin e marrë ndaj Partizanit. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova deklaroi se shkodranët ishin më agresivë pas golit të penalltisë.
“Nuk ka vend për keq. Ishte një ndeshje shumë e mirë, që na kënaqi të gjithëve. Përshtypja e parë ishte që Partizani kishte përqindjen e topit, sepse në pjesën e parë kishte diferenca. Në pjesën e parë kishte dy raste të pastra për gol.
Pas penalltisë, Vllaznia ishte më agresive. Kishte një ndryshim në pjesën e dytë te shkodranët. Për mua, Vllaznia ka fituar me barazimin. Partizani donte më tepër nga ky takim.
Në fazën defensive, te Partizani të gjithë bëjnë nga një gabim që kthehet në gol. Unë shikoj gabime në çdo ndeshje. Sota është nga më të mirët, por te penalltia tregoi panik. Një javë më parë ishte Janjeva që gaboi, sot gaboi 2-3 herë Sembene”- eshte shprehur Starova.