Specialisti i futbollit Sulejman Starova ka analizuar ecurine e kater skuadrave qe kryesojne kreun e renditjes te “Abissnet Superiore” duke u ndalur veçanerisht tek sfidat e javes se 23-te ku ka vleresuar se me te bukuren fitoren e Vllaznise ne Durres.
“Nese analizojme rezultatet e ndeshjeve te javes se fundit te kater skuadrave qe kryesojne renditjen, dua te them se Vllaznia ka marre rezultatin me te mire nga rivalet e saj. Ajo ka fituar ne transferte ndaj Teutes duke qene edhe me “fat” sepse goli qe ne fillim te takimit dhe pastaj edhe i dyti, ia bene me te lehte fitoren ne nje fushe ku te gjitha skuadrat e tjera do te kene probleme.
Egnatia sipas meje e ka dominuar takimin ndaj Bylisit, deri tek rezultati 2-0, por me pas goli i Bylisit sikur e rihapi ndeshjen, megjithese me rezulton se rrogozhinasit mund te kishin shenuar edhe nje gol te trete me nje kundersulm.
Nderkohe sa i takon skuadres qe po bindte dhe po ecte me nje ritem gradual- Dinamo, ngeci ne ndeshjen me Skenderbeun, çka tregon se skuadra mund te kete edhe probleme dhe mund te lere pike ndaj kujtdo.
Sa i takon Partizanit, ai beri nje pjese te pare te mire ne Laç dhe e dominoi ndeshjen. Kuptohet qe edhe nje pike ne nje fushe te tille nuk eshte keq, por e rendesishme eshte loja dhe kur e dominon ate eshte diçka shume pozitive. Kjo katershe besoj se i ka pozitat e forta dhe po ecen e sigurte drejt fazes “Final 4”- eshte shprehur Starova./www.shkodrasport.com/