Ish- trajneri i Laçit dhe specialisti i njohur i futbollit Sulejman Starova ka bere nje pasqyre te Superliges shqiptare pas ndeshjeve te kesaj jave. Ai eshte i ftuar ne studion e emisionit “Pressing” ku është duke u diskutuar mbi mbarëvajtjen e kampionatit shqiptar deri tani dhe nder te tjera Starova eshte ndalur edhe tek Vllaznia.
Skuadrat favorite. Faktorët që ndikojnë.
“Ka disa skuadra që janë të favorizuara në kalendar. E para është ana psikologjike. Teutën e ka ndihmuar goxha. E ka ndihmuar skuadrën dhe është brenda objektivave për kupat e europës dhe ndoshta titulli.
Bylis ka një faktor pozitiv që akoma thonë se objektivi i tyre është mos të bien nga Kategoria. O fitore o s’ka ndikon keq dhe Bylis nuk e ka këtë. Por e kanë Tirana, Kukësi apo Partizani. Vllaznia ka qenë e grumbulluar edhe pse kishte probleme të tjera. Mendoj se bën pjesë tek ekipet që nuk kanë presion tek ndeshjet. Vetëm kur ka patur presion në ndeshjet me Tiranën dhe Partizanin ka humbur.
Presion pa fund ka patur Tirana. Kanë bërë një fillim kampionati të mirë. Në merkato bënë një bombë. Morën Dungën, Cale e të gjithë dhe pritej shumë pasi kishin një Bombë në merkato. Filluan mirë po presioni pas humbjes i ndikoi akoma më shumë.
Partizani bëri shumë ndryshime. Kur bënë shumë ndryshime ka dhe kaos. Partizani nuk diskutohet që ka një përbërje shumë të mirë. Kur gjërat bëhen me shumicë duhet kohë për ti bërë gjërat siç duhet.
Kukësi ka presionin nga presidenti më shumë. Jo si tek Tirana. Por presidenti thotë kam bërë investime dhe dua rezultatet. Kjo i jep presion Kukësit”, tha Starova.