Kete fundjave kane nisur kampionatet e Liges Amatore per Zonen e Shkodres dhe ekipet e “Djelmnia Shkodrane” i kane bere nje nisje te shkelqyer duke i fituar te gjitha ndeshjet me te gjashte ekipet qe marrin pjese ne keto kampionate.
Keshtu, “Djelmnia Shkodrane” perfaqesohet me dy ekipe te grupmoshes U9. Ekipi “A” ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj KF Shkodra dhe te dy golat per ekipin e drejtuar nga trajneri Bledar Marshiq i ka shenuar futbollisti Palna. Nga ana tjeter “Djelmnia Shkodrane” U9- “B” eshte ndeshur me ekipin “Shpresa” te cilin e ka mundur me rezultatin 2-0.
Ne kampionatin U11, ekipi i Djelmnia Shkodrane ka fituar me rezultatin 6-2 ndaj “Vllaznia B” dhe golat per te jane shenuar nga Lekaj (2), Zallina, Preka, Nika dhe Zaja.
Nderkohe ne kampionatin e grupmoshes U13, “Djelmnia shkodrane” perfaqesohet me dy ekipe. Ekipi “A” ka fituar me shifrat 5-1 ndaj Labeat dhe golat per te jane shenuar nga Orgesi (2), Piriviç, Duli dhe Vukatana. Ndersa ekipi “B” ka fituar me rezultatin e thelle 8-2 ndaj Bashkimit.
Ekipi U15 po ashtu ka qene i suksesshem ne startin e kampionatit dhe ne sfiden e javes se pare, ka arritur te fitoje me rezultatin 2-1 ndaj Veleçikut me golat e shenuar nga futbollistet Bregu dhe Prroçka.
Ekipi U17 nderkohe merr pjese ne kampionatin e Liges Amatore per Zonen e Tiranes, e ka fituar ndeshjen e rradhes me rezultatin e thelle 8-0 ndaj ekipit “Kola Junior”. Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene futbollisti Julian Bushati i cili ka shenuar plot 4 gola, ndersa te tjeret mbajne firmen e Lionel Bregut, Ermal Hasajt, Ditjon Çelepija dhe Ardis Delaj.
Siç shikohet edhe nga rezultatet e mesiperme, starti i kampionatit per ekipet e “Djelmnia Shkodrane” ka qene mese i shkelqyer, pavaresisht se fokusi i tyre sipas objektivave te shpallur nga presidenti Benardin Kulla dhe administratori Fatmir Marku eshte nxjerrja e lojtareve cilesore./www.shkodrasport.com/