Volejbollistet e Vllaznisë e kanë nisur me humbje kampionatin teksa janë mundur brenda në Shkodër nga nënkampionia në fuqi e vendit- Tirana, me rezultatin 1-3.
Në “Qazim Dervishi” kanë qenë vajzat bardheblu të cilat e nisën mirë ndeshjen dhe e fituan setin e parë me rezultatin 25-14. Një set që u duk qartë se vajzat shkodrane nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.
Megjithatëato reaguan dhe e fituan setin e dytë 25-21, set që dha njëfarë shprese se gjërat do të ishin ndryshe, por jo.
Nuk ka ndodhur kështu dhe për rrjedhojë në dy setet e tjera Tirana dominon pa shumë vështirësi dhe i fiton ato 25-16 dhe 25-12 dhe krejt ndeshjen kësisoj 3-1.
Vllaznia e nis me humbje por sigurisht që ajo çfarë paraqiti sot në fushë nuk është më e mira e saj. Nga ndeshja në ndeshje ky ekip pritet të shfaqet më i fortë para çdo kundërshtari.
Rezultatet e tjera të ndeshjeve të sotme:
Apolonia – Mirdita, 1-3 (16-25, 15-25, 27-25, 13-25)
Partizani – Skenderbeu, 3-0 (25-13, 25-12, 25-14)
Vllaznia – Tirana, 1-3 (14-25, 25-21, 16-25, 12-25)
Barleti Volley – Teuta, 3-1 (25-23, 26-24, 19-25, 25-21)