Nje start aspak i mire i kampionatit per “Olimpic Shkodra FC”. Pas humbjes ne javen e pare ndaj Klosit ne shtepi me shifrat 1-2, skuadra shkodrane debutuese ne kampionatin e kategorise se trete, ka pesuar nje tjeter disfate edhe ne ndeshjen e javes se dyte te kampionatit.

Kete here ajo eshte mundur me rezultatin 1-3 nga Himara ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Skender Halili” te kryeqytetit. Skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Anton Rainev Amokrane ne fakt e ka nisur shume keq kete perballje sepse brenda 21 minutave te para te saj, ka pesuar dy gola.

Nje nisje e tille do t’ia bente shume te veshtire vazhdimin e ndeshjes. Pjesa e pare u mbyll me avantazhin 2-0 te himarioteve. Ne pjesen e dyte “Olimpic Shkodra” mundohet te reagoje dhe pas disa perpjekjesh, arrin te ngushtoje shifrat me ane te sulmuesit Khalil.

Ky gol dha presimat se gjerat mund te ndryshonin dhe pse jo te vinte edhe barazimi, por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu sepse gjashte minuta para fundit te takimit, Himara do te shenonte edhe golin e trete qe do te vuloste ne kete menyre rezultatin perfundimtar 3-1 ne favorin e saj.

Ne kete menyre, pas dy javesh kampionat, “Olimpic Shkodra FC” nuk ka arritur te grumbulloje asnje pike duke qene i pozicionuar ne vendin e fundit te renditjes. Javen e ardhshme ky ekip do te luaje serish ne transferte, kete here ndaj “Eagle Football”./www.shkodrasport.com/


HIMARA- OLIMPIC SHKODRA 3-1

(Memaj ’11, Osmanaj ’21, Loloci ’84/ Khalil ’77)