Kategoria Superiore 2024-2025 ka nisur diten e djeshme me dy ndeshjet e para te javes se pare te saj te cilat ne fakt nuk kane dhuruar ndonje suprize. Keshtu Egnatia kampione ne fuqi e vendit, ia ka dale te fitoje ne sfiden hapese te kampionatit ndaj Dinamos, nje skuader kjo e cila pretendon te jete mes me te mira ne sezonin e ri.

Rrogozhinasit kane fituar me rezultatin e paster 2-0. Ne fillimin e pjeses se dyte ata kane fituar nje 11-metersh qe eshte kthyer me pas ne gol nga sulmuesi Vuthaj, ndersa pak minuta me vone ka qene mesfushori Lushkja qe ka shenuar edhe golin e dyte qe do te mbyllte edhe takimin e luajtur ne “Elbasan Arena”.

Nga ana tjeter, ne Durres jane perballur Teuta vendase dhe Bylis. Vendasit ia kane dale te fitojne vetem ne minutat e fundit te kesaj perballje me rezultatin e ngushte 2-1, por duke marre tre pike me shume vlere ne kete start te kampionatit.

Ne fakt kane qene ballshiotet qe kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Uallison ne minuten e 14-te, por gjashte minuta me vone ka qene Emiliano Vila qe do te barazonte shifrat. Po ky futbollist dy minuta para fundit te ndeshjes do te shenonte edhe golin e fitores per ekipin e Teutes.

Sot do te luhen tre ndeshjet e fundit te javes se pare te kampionatit teksa Laçi do te prese Tiranen, Partizani do te ndeshet ne stadiumin e tij me Vllaznine dhe Skenderbeu do te prese ne Korçe debutuesit e Elbasanit./www.shkodrasport.com/