Manchester United ka vazhduar serinë e fitoreve nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer.

“Djajtë e kuq” kanë triumfuar në përballjen me Arsenal në kuadër të garave të Kupës FA, me rezultatin 1:3, duke siguruar kështu 1/8-ën e finales.

E në këto tetë fitore, Solskjaer duket se ka përmirësuar skuadrën e tij dukshëm në të gjitha repartet.

Nga tetë ndeshje, lojtarët e Manchester United kanë shënuar plot 21 gola, duke pësuar vetëm pesë sosh.

Solskjaer në marrëveshjen me United ka nënshkruar se në fund të sezonit duhet ta liroj postin e trajnerit, megjithatë, nëse vazhdon me këso rezultatesh, ai lehtë mund ta mbajë punën e tij.

Më poshtë mund t’i shihni rezultatet e Manchester United në këto tetë ndeshje.