Vllaznia fitoi 2-1 mbremjen e se henes ndaj Kukesit fale golit te shenuar nga Çoba ne minuten e 95-te dhe krijoi idene se fitorja ishte edhe nje shans per shkodranet. Por ne fakt statistikat e ndeshjes nuk thone kete gje.
Te përballja Vllaznia – Kukësi, përtej keqardhjes së skuadrës verilindore për golin e pësuar në minutat shtesë, dallohet qartë dominimi i kuqebluve.
Nga 22 goditje në total, pesë kanë qenë në portë, ndërsa skuadra e Longos ka goditur vetëm gjashtë herë drejt portës. Dominimi i lehtë në kontrollin e topit nga ekipi shkodran reflektohet edhe në numrin e pasimeve të saktë, ndjeshëm më i lartë te kuqeblutë.
Vllaznia e ka zoteruar topin 53 % ndersa Kukesi 47 %. Shkodranet kane kryer 432 pasime nga te cilet 349 te sakta, ndersa kundershtaret e tyre 376 pasime nga te cilet 300 te sakta.
Dominimi i kuqebluve vijon edhe ne numrin e korneve te ekzekutuara, driblimet e tentuara dhe te fituara apo dhe ne aspekte te tjera. Te gjithe keto tregues vertetojne me se miri faktin se Vllaznia “nuk vodhi” gje ndaj Kukesit, por e meritoi fitoren.