Egnatia mori një fitore në shifrat e thella 3-0 kundër Partizanit në javën e 10-të të Superiores. Rrogozhinasit duket se po marrin formën e duhur në këtë moment në kampionat dhe po shfaqin ambiciet e mëdha që kanë.

Aktualisht ata janë në vendin e 4-ët të renditjes me 15 pikë. Ajo që ka garantuar suksesin në këto momente për ekipin e Duros është reparti i prapavijës.

Egnatia së bashku me Kastriotin janë dy ekipet që kanë pësuar më pak gola këtë sezon. E më konkretisht nga 6 për secilën skuadër. Një meritë të madhe tek Egnatia duket se ka edhe portieri shkodran, Alen Sherri. Gardiani ka qenë një pikë e fortë në ndeshjet dhe sukseset që kanë marrë rrogozhinasit deri në këto momente në kampionat.

Madje ai e ka mbajtur portën të pa prekur në 7 nga 10 javët e Superiores. Duke qenë kështu portieri me statistikat më të mira përsa i përket pësimit të golave. Ish-portieri i Vllaznisë është ndëshkuar në humbjet 1-2 kundër Teutës, 2-1 kundër Tiranës e po ashtu 2-1 kundër Partizanit. Shifra që tregojnë për formën shumë të mirë që po kalon 24-vjeçari.

Për Sherrin ky është sezoni i tij i parë me ekipin e Egnatias, ku tashmë është një nga titullarët e padiskutueshëm të ekipit. Më parë ai është aktivizuar edhe me Laçin e po ashtu me Vllazninë ku u rrit dhe u afrimuar si futbollist në kampionatin shqiptar.
Endri ÇINARI