Nga Endri ÇINARI
Vllaznia po kalon momentin më të mirë të sezonit 2023-24 në dy muajt e fundit. Shkodranët kanë ditur të dalin nga kriza e fazës së parë, madje duke u rikthyer më të fortë se kurrë. Ku tashmë shkodranët i shohin si një pretendent jo vetëm, për katërshen e parë, por edhe titullin kampion.
Këtë e tregojnë më së miri statistikat e javëve të fundit, që tregojnë për rritjen e jashtëzakonshme të kuqebluve. Kështu në 5 javët e fundit, 9 herë kampionët e vendit kanë fituar gjitha ndeshjet. Duke qenë absolut dominues ndaj të gjithë kundërshtarëve që kanë pasur. Dhe me 15 pikët e grumbulluara në këto raunde askush nuk ka bërë më mirë se shkodranët.
Pas tyre vjen Egnatia me 10 pikë të grumbulluara gjatë kësaj periudhe. E ndërsa surpriza mund të jetë Laçi, me 9 pikë në 5 javët e fundit. Më mbresëlënse statistikat e Vllaznisë i bëjnë edhe golat e shënuar dhe pësuar. Ekipi i Osmanit ka shënuar 11 herë në 5 ndeshjet e fundit dhe ka pësuar vetëm një gol. Duke qenë +10 në golavarazhin e përgjithshëm.
Një ecuri e jashtëzakonshme kjo e djemve kuqeblu, që tashmë po tregojnë “dhëmbët” dhe cilësitë e tyre. Ku në Shkodër presin që edhe në ndeshjen e së dielës kundër Partizanit, të mos “ulen” marshet. Por ti jepet “gaz” deri në fund për fitoren e rradhës ndaj “demave” të kuq.