Gjashtë javë kampionat tashmë kanë kaluar dhe surprizat janë të shumta. Duke filluar nga kryesimi i renditjes nga Bylis e Teuta dhe deri tek kriza e thellë e Flamurtarit që nga 19 pikët e mundshme, deri tani ka arritur të marrë vetëm një.

Në këtë ecuri, duhet thënë se edhe Vllaznia ka vendin e vet me disa elementë të spikatur. Nëse deri para ndeshjes me Skënderbeun ishte ekipi që kishte shënuar më pak gola nga të gjithë, tashmë nuk është kështu sepse ka lënë pas 2-3 të tjerë.

Por në fakt shkodranët dallohen në dy aspekte të tjera. Sëbashku me Teutën dhe Bylisin janë të vetmit ekipe të cilat kanë koleksionuar vetëm nga një humbje në këto gjashtë javë kampionat, ndërkohë që ekipet të cilat konsiderohen pretendente si Tirana, Partizani e Kukësi, kanë nga dy.

Jo vetëm kaq. Vllaznia dallohet mbi ekipet e tjera sepse sëbashku me Teutën kanë mbrojtjen më të mirë të kampionatit: Kanë pësuar vetëm nga dy gola. Kuqeblutë i kanë pësuar ato në ndeshjen e shumëpërfolur me Tiranën dhe ndoshta këto shifra mund të kishin qenë edhe ndryshe.

Me këtë ecuri të deritanishme, ekipi shkodran tregon se mund të bëjë mirë. Atij i duhet të korigjojë diçka në manovrën sulmuese sepse nëse do ta kishte bërë deri më sot, padyshim që do të kishte qenë në vendin e parë në renditje. Ja renditja pas javës së gjashtë të kategorisë Superiore:
© shkodrasport.com