Vërtetë shumë. Plot 25 vite që Vllaznia nuk debuton në një kampionat të ri me një fitore jashtë fushës së saj. Hera e fundit ka qenë 6 shtatori i vitit 1992 kur kuqeblutë do të fitonin 1-0 në Kavajë ndaj Besës me gol të Edmir Bilalit. Që atëherë, në asnjë ndeshje tjetër të parë të një kampionati që kanë luajtur në transfertë, nuk kanë arritur të fitojnë. Sot pas 25 vitesh kanë mundësi ta bëjnë në Fier ndaj Lushnjës për të prishur kësisoj këtë rekord negativ.
Por të mos harrojmë se javët e para kanë qenë “ters” për Vllazninë edhe kur ajo ka luajtur në Shkodër. Hera e fundit që fiton në “Loro Boriçi” si sot gjashtë vjet më parë. Pra më 10 shtator të vitit 2011 kur mundte Laçin me rezultatin 3-1 falë tre golave të shënuar nga Xhevahir Sukaj. Në këtë mënyrë, shkodranët nuk e kanë shumë raportin e mirë me ndeshjen e parë të kampionatit dhe mbase kjo është një arsye më shumë për të kërkuar fitoren në takimin e pasdites së sotme ndaj Lushnjës.
© shkodrasport.com