Fitorja 5-0 e Vllaznise dje ndaj Skenderbeut i ka çuditur te gjithe, madje edhe vete shkodranet te cilet kishin hasur probleme per shenimin e golave gjate ketij sezoni dhe per me teper, u shenuan ndaj nje skuadre si ajo korçare e cila ishte paraqitur mire deri tani ne kampionat.
Por tripleta e Grudes, goli i Balajt dhe autogoli i Frasherit bene qe portieri Alia ta nxirrte plot pese here topin nga rrjeta e portes se tij, natyrisht duke i zhgenjyer te gjithe.
Gazeta “Shkodra Sport” i eshte referuar edhe statistikave per te mesuar se kur ka qene hera e fundit kur ajo ka fituar 5-0 ne kampionat dhe ne fakt, duhet te kthehesh shume vite pas per te shkuar tek ndeshja ku eshte fiksuar nje rezultat i tille.
Ka qene 10 shtatori i vitit 2005 kur Vllaznia do te triumfonte me te njejtin rezultat, 5-0 ndaj Shkumbinit, ne ndeshjen e luajtur po ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe autor te golave per skuadren kuqeblu do te ishin Vioresin Sinani (2), Henri Ndreka, Erjon Hoti dhe Arsen Beqiri.
Pra qe atehere kane kaluar pak me teper se 18 vite per t’u perseritur nje rezultat i tille, por ne fakt, nese i referohemi fitoreve me shifra te thella, gjate ketyre viteve kemi edhe nje tjeter fitore, madje me rezultat me te thelle, ate qe Vllaznia do te arrinte ne Fier ndaj Apolonise me 18 prill 2021 me rezultatin 6-0./SHKODRA-SPORT.COM/