16 ndeshje, 15 pikë të grumbulluara. Kjo është ecuria e Vllaznisë së këtij sezoni në kampionat. Shumëkush e konsideron një ecuri shumë të keqe dhe në fakt e tillë është sepse skuadra ndodhet në vendin e parafundit në renditje. Por në fakt, ka patur edhe më keq se kaq. Ka ndodhur dy vite më parë, atëherë kur kuqeblutë do të grumbullonin vetëm 11 pikë pas 16 javësh kampionat.

I përket periudhës së sezonit 2015-16, atëherë kur trajner ishte fillimisht ishte Luan Zmijani i cili dha dorëheqjen pas 5 humbjesh të pësuara në 5 javë kampionat. Më pas, “timoni” i mbeti në dorë Armir Grimës i cili u mundua në fakt të ndryshojë diçka dhe arriti të marrë 11 pikë në po kaq ndeshje. Ja pra, që Vllaznia ka qenë më keq sesa sivjet. Më poshtë mund të shihni ecurinë e saj në pesë sezonet e fundit:
2017-2018 15 pikë- 16 ndeshje
2016-2017 19 pikë- 16 ndeshje
2015-2016 11 pikë- 16 ndeshje
2014-2015 24 pikë- 16 ndeshje
2013-2014 21 pikë- 21 ndeshje
© shkodrasport.com