Normal 0 false false false EN-US X-NONE X-NONE MicrosoftInternetExplorer4

Bilancet e një sezoni të tërë

Shifrat janë ato që “vulosin” çdo gjë. Kur zbardhen, i jepet gjithësecilit haku që meriton. Fundi i sezonit shoqërohet edhe me nxjerrjen e statistikave dhe më poshtë po ju japim atë çfarë ka ndodhur në ndeshjet e Vllaznisë gjatë sezonit që sapo kemi lënë pas. Në kampionat, fanellën kuqeblu e kanë veshur plot 23 futbollistë. Numri në fakt nuk është i madh e kjo shpjegohet me faktin se të dy trajnerët që e kanë drejtuar këtë skuadër gjatë këtij sezoni, Canaj e Haxhiosmanoviç, kanë preferuar të mos bëjnë shumë ndryshime në formacion. Në renditjen e mëposhtme, vërehet aktivizimi i futbollistëve në ndeshjet e kampionatit. Jepet renditja sipas numrit të ndeshjeve ku vërehet qartë se vetëm portieri Grima i ka luajtur të 33 ndeshjet e kampionatit. Pas tij në renditje vjen Belisha, lojtari i kudondodhur i kuqebluve për të vazhduar me Boadu, Nallbanin, Licin e Osjen që kanë luajtur nga 31 ndeshje. Më pak takime gjatë kampionatit të fundit kanë luajtur Hasani, Guri dhe portieri Ndoja, me vetëm 1 takim. Ja renditja sipas numrit të ndeshjeve të zhvilluara nga çdo futbollist i Vllaznisë:

Renditja sipas ndeshjeve të luajtura:

1. Armir Grima 33 ndeshje

2. Amarildo Belisha 32 ndeshje

3. Xhejms Boadu 31 ndeshje

4. Ilir Nallbani 31 ndeshje

5. Suad Lici 31 ndeshje

6. Safet Osja 31 ndeshje

7. Paulin Dhëmbi 30 ndeshje

8. Marko Bashiç 29 ndeshje

9. Vioresin Sinani 27 ndeshje

10.Dritan Smajli 27 ndeshje

11.Ndriçim Shtubina 27 ndeshje

12.Elvin Beqiri 26 ndeshje

13.Edmond Doçi 21 ndeshje

14.Albert Kaçi 18 ndeshje

15.Erion Hoti 14 ndeshje

16.Xhevahir Sukaj 13 ndeshje

17.Mirko Plantiç 8 ndeshje

18.Jasmin Rraboshta 8 ndeshje

19.Bekim Bala 7 ndeshje

20.Adomu Mohamed 2 ndeshje

21.Edon Hasani 1 ndeshje

22.Gac Ndoja 1 ndeshje

23.Saidi Guri 1 ndeshje

 

Por në një renditje tjetër, atë të minutave të aktivizuara gjatë gjithë kampionatit, vërehet qartë edhe një faktor tjetër: Barrën kryesore të ekipit në të 33 ndeshjet e kampionatit, e kanë mbajtur kryesisht 13-14 futbollistë. Mbase prej kësaj, në ndeshjet e fundit është vërejtur një rënie e formës fizike tek disa nga titullarët e ekipi. Në një skuadër kuptohet që përgjegjësia dhe barra e ndeshjeve duhet shpërndarë në një numër sa më të madh lojtarësh. Nëse ndodh kështu, do jetë më mirë edhe për stafin drejtues që ka gjithnjë lojtarë të freskët në dispozicion.

 

Renditja sipas minutazhit të luajtur:

1. Armir Grima 2959’

2. Xhejms Boadu 2699’

3. Ilir Nallbani 2613’

4. Amarildo Belisha 2572’

5. Marko Bashiç 2486’

6. Suad Lici 2455’

7. Dritan Smajli 2350’

8. Vioresin Sinani 2277’

9. Elvin Beqiri 2215’

10.Paulin Dhëmbi 2141’

11.Safet Osja 1978’

12.Ndriçim Shtubina 1419’

13.Edmond Doçi 1407’

14.Xhevahir Sukaj 951’

15.Albert Kaçi 591’

16.Erion Hoti 387’

17.Mirko Plantiç 351’

18.Jasmin Rraboshta 134’

19.Adomu Mohamed 113’

20.Bekim Balaj 57’

21.Edon Hasani 45’

22.Gaspër Ndoja 11’

23.Saidi Guri 1’

Golat

Vllaznia ka shënuar 49 gola në 33 ndeshjet që ka zhvilluar. Thënë ndryshe ka shënuar me një mesatare prej 1.48 golash për ndeshje. Në pamje të parë duket një numër i ulët kur ke parasysh që shkodranët janë shquar gjithmonë për një lojë sulmuese. Spikat Sinani që është sërish golashënuesi më i mirë i skuadrës megjithëse këtë herë me një numër më të vogël se herët e tjera. Vetëm 14 gola për shënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Vllaznisë në këtë kampionat. Në pamje të parë duket një shifër disi e ulët por të mos harrojmë se Sinani ka kaluar një kampionat jo nga më të mirët e tij si rrjedhojë e disa dëmtimeve që ka patur. Pas tij është Sukaj i cili vetëm në janar ka ardhur në skuadër. Ai ka shënuar 10 gola në 13 ndeshje të luajtura, me një mesatare të pëlqyeshme prej 1 goli për 95.1 minutash lojë. Spikasin edhe lojtarët e mesfushës si Dhëmbi, Boadu, Shtubina, Belisha e Osja ndërkohë që nuk kanë mbetur prapa as mbrojtësit ku dominon Lici me 4 gola ( të gjithë nga 11-metërshat), Beqiri, Bashiç e Doçi.

Shënuesit e 49 golave të Vllaznisë:

1. Vioresin Sinani 14 gola

2. Xhevahir Sukaj 10 gola

3. Paulin Dhëmbi 7 gola

4. Suad Lici 4 gola

5. Elvin Beqiri 3 gola

6. Xhejms Boadu 3 gola

7. Ndriçim Shtubina 3 gola

8. Edmond Doçi 1 gol

9. Safet Osja 1 gol

10.Marko Bashiç 1 gol

11.Amarildo Belisha 1 gol

12.M.Kapaj (Bylis) 1 autogol

49

Mosha mesatare e ekipit 26.2 vjeç

Në pamje të parë nuk duket ndonjë shifër e madhe por kur e merr në kompleks sigurisht që e kupton se realisht duhej të ishte pak më poshtë. Kuptohet që ndër 23 futbollistët e aktivizuar ka dhe disa fare të rinj që e kanë ulur moshën mesatare të ekipit, por nga ana tjetër kuptohet qartë se ata që kanë luajtur rregullisht, kanë një moshë relativisht të madhe. Sigurisht që kontributi i tyre nuk mund të hidhet kurrsesi poshtë por e mira është që të kemi një alternim më të mirë brezash. Po t’i referohemi moshës mesatare të 14 lojtarëve që kanë mbajtur peshën kryesore të ekipit në sezonin që sapo u mbyll, ajo i bie të jetë 28.6 vjeç.

 

Trajnerët

Vllazninë e kanë drejtuar dy trajnerë këtë sezon. Fillimisht Agim Canaj që e mori atë në verë, e drejtoi në Kupën Uefa dhe në dy fazat e para të kampionatit. Më pas Dervish Haxhiosmanoviç në fazën e tretë dhe deri në fund. Vlonjati ka arritur 12 fitore në 22 ndeshjet e tij si trajner, 5 barazime dhe 5 humbje. Ka grumbulluar 41 pikë dhe ka patur një golaverazh 31-20. Malazezi nga ana e tij ka fituar 7 nga 11 ndeshjet e tij në pankinë, barazuar 2 dhe humbur 2. Ka grumbulluar 23 pikë dhe ka patur një golaverazh 18-9. Siç shikohet, edhe duke përpjestuar pikët e grumbulluara me ndeshjet e drejtuara, i bie që “Deda” të jetë pak më i suksesshëm sesa Canaj. Por megjithatë ata nuk mundën t’i japin titullin kampion Vllaznisë në këtë edicion.

 

Blerjet më të mira

Nëse mund të quhet e tillë edhe ajo e kosovarit Ilir Nallbani, vërtetë që ajo është blerja më e mirë e Vllaznisë së këtij edicioni. Ndonëse mesfushori ka luajtur edhe në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, në këtë të fundit ka qenë vërtetë një lider në mesfushë. Shumë punëtor, dinamik dhe me temperament. Ka luajtur rregullisht në shumicën e ndeshjeve dhe në fund ka marrë duartrokitjet e të gjithëve. Vetë Nallbani ka treguar se mbetet i veçantë. Lotët e tij në fund të ndeshjes me Tiranën, tregojnë më së miri për profesionalizmin e vërtetë të këtij futbollisti dhe dashurinë e tij të madhe për fanellën kuqeblu. Një tjetër emër që ka spikatur ka qenë ai i Ndriçim Shtubinës. Sidomos në pjesën e dytë të sezonit, ka qenë lideri i vërtetë i ekipit. Shpërthen në moshën 22 vjeçare pasi ka lëvizur jo pak në karrierën e tij dhe të gjithë janë kuriozë të shohin paraqitjen e tij sezonin e ardhshmë. Të tjerët… Përmendim këtu Boadu, Bashiç e Smajli. Të tre ata deri në janar kanë qenë shumë të mirë. Janë paraqitur denjësisht dhe të gjithë në klubin Vllaznia janë krenuar me merkaton që kanë bërë. Por në pjesën e dytë të sezonit kanë lënë jo pak për të dëshiruar në formën e tyre. Bëjnë shumë gabime dhe nuk kanë atë peshën e duhur më në ekip. Kjo ndikon edhe në paraqitjen e skuadrës në fushë. Megjithatë janë tre lojtarë që dhanë një kontribut të madh në Shkodër.

 

Dështimet e merkatos

Në vend të parë futet ganezi Adomu Mohamed. Edhe ai ashtu si bashkëkombasi i tij Boadu, erdhi në formë huazimi dhe mendohej të ishte një alternativë e mirë në mbrojtje por ka zhgënjyer. Ka luajtur vetëm në dy takime ku nuk ka lënë asnjë mbresë dhe më pas është zhdukur. Roli i tij në skuadër nuk është ndjerë aspak. Pas tij renditet kroati Plantiç. Në merkaton e dimrit erdhi me bujë por nuk bëri asgjë. Në fund të sezonit rrjedhimit “i janë dhënë duart” nga ana e klubit sepse nuk kanë dashur të rinovojnë më tej me të. Nuk mbetet pas tyre edhe Dhëmbi, një lojtar me veti shumë të mira por që në Shkodër asnjëherë nuk u pa në formën e tij më të mirë. Mbase në pjesën e parë të sezonit e justifikoi edhe veten me golat që shënoi ndërsa në të dytën, atëherë kur duhej më shumë se kurrë të ndihej roli I tij në skuadër, nuk e bëri këtë. Ndoshta edhe ngaqë nuk iu dha mundësia aq sa duhet.

 

 

Ecuria javë pas jave:

Java1 Vllaznia- Tirana 0-0

Java2 Partizani- Vllaznia 1-2 (Sinani, Dhëmbi)

Java 3 Vllaznia- Apolonia 3-1 (Dhëmbi (2), Sinani)

Java 4 Flamurtari- Vllaznia 1-0

Java 5 Vllaznia- Bylis 1-0 (Sinani)

Java 6 Dinamo- Vllaznia 1-1 (Dhëmbi)

Java 7 Vllaznia- Shkumbini 2-2 (Doçi, Sinani)

Java 8 Besa- Vllaznia 1-0

Java 9 Vllaznia- Elbasani 2-0 (Sinani, Dhëmbi)

Java 10 Lushnja- Vllaznia 1-4 (Beqiri, Bashiç, Dhëmbi, Lici)

Java 11 Vllaznia- Teuta 2-1 (Osja, Beqiri)

Java 12 Tirana- Vllaznia 1-1 (Boadu)

Java 13 Vllaznia- Partizani 2-1 (Boadu, Shtubina)

Java 14 Apolonia- Vllaznia 1-2 (Sinani 2)

Java 15 Vllaznia-Flamurtari 1-0 (Boadu)

Java 16 Bylis- Vllaznia 1-2 (Sinani, Kapaj autogol)

Java 17 Vllaznia- Dinamo 0-1

Java 18 Shkumbini-Vllaznia 1-0

Java 19 Vllaznia- Besa 4-1 (Sukaj (3), Sinani)

Java 20 Elbasani- Vllaznia 0-0

Java 21 Vllaznia- Lushnja 2-0 (Sukaj 2)

Java 22 Teuta- Vllaznia 4-0

Java 23 Vllaznia- Bylis 0-0

Java 24 Apolonia- vllaznia 0-1 (Beqiri)

Java 25 Vllaznia-Flamurtari 3-1 (Sukaj (2), Lici)

Java 26 Elbasani- Vllaznia 1-4 (Sinani 2, Sukaj 2)

Java 27 Vllaznia- Partizani 2-0 (Shtubina, Lici)

Java 28 Teuta- Vllaznia 1-0

Java 29 Vllaznia- Besa 3-2 (Sinani 2, Dhëmbi)

Java 30 Shkumbini-Vllaznia 1-2 (Belisha, Shtubina)

Java 31 Vllaznia- Dinamo 1-0 (Lici)

Java 32 Vllaznia- Lushnja 1-1 (Sinani)

Java 33 Tirana- Vllaznia 2-1 (Sukaj)

 

Ecuria

Nisja jo në pozita të barabarta me të tjerët

Kampionati nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Vllazninë. Lodhja që ka shkaktuar pjesmarrja në Kupën Uefa me dy turret e saj, bëjnë që Vllaznia të “dhurojë” Superkupën ndaj Dinamos një javë përpara kampionatit. Megjithatë ai nis mirë. Në ndeshjen e parë ndaj Tiranës shkodranët ndonëse nuk fitojnë zhvillojnë një ndeshje shumë të mirë. Më pas vijnë dy fitoret me Partizanin dhe Apoloninë dhe … humbja e parë. Ecuria e fazës së parë është me oshilacione sepse barazohet me Dinamon (në fakt në një ndeshje shumë të mirë), gabohet me Shkumbinin në Shkodër po barazim, për të mbërritur tek humbja me Besën në Kavajë. Për fat, në tre ndeshjet e fundit të fazës së parë, janë tre fitore të fundit me Teutën në sekondat shtesë të ndeshjes. Faza e dytë ndërkohë do niste në mënyrën më të mirë të mundshme. Barazon me Tiranën në kryeqytet dhe madje e dominon në lojë, më pas katër fitore rradhazi. Çka bëjnë që në ndeshjen e fundit për vitin 2008, Vllaznia të shkonte me 7 pikë epërsi ndaj bardhebluve.

Humbja me Dinamon la pasoja të mëdha

Në Shkodër u përgatit si festë dhe mbase prej saj u humb ajo ndeshje e 27 dhjetorit. Të gjithë edhe sot e kësaj dite thonë se nëse do ishte fituar ajo ndeshje, Vllaznia qind për qind do ishte kampione. Skuadra luan mirë ndaj bluve, ka edhe shansin më të mirë të shënojë me 11-metërsh por Sinani gabon dy herë. Mbase kështu kishte qenë e shkruar. Më pas shënon Plaku dhe Dinamo fiton. Diferenca ngushtohet në katër pikë dhe kampionati rihapet. Aq më tepër që në ndeshjen e parë pas ndërprejes së kampionatit, Vllaznia humb edhe në Peqin. Diferenca shkon në vetëm një pikë. Dy humbje fatale që do t’I kushtonin shumë shkodranëve.

Merkatoja e janarit dështim

U trembetua me të madhe se do bënin përpjekjet maksimale për të gjetur lojtarë cilësorë. Në fakt në emra nuk ishin më pak të tillë ato që erdhën. Plantiç një kroat që kishte një CV të mirë. Një afrikan si Ampofo që konsiderohej lojtar I mirë dhe mbi të gjitha Sukaj. Lojtari shkodran huazohet nga kampionati turk dhe të gjithë I kanë sytë tek ai. Ndoshta edhe ngaqë SInani ka kaluar një kampionat me probleme. Por Sukaj vërtetë shënon jo pak deri në fund të kampionatit, plot 10 gola, por askush nuk kënaqet me atë çfarë ai jep në fushën e lojës. Rrjedhimisht e fajësojnë jo pak edhe për humbjen e titullit sepse Vllaznia për këtë qëllim e mori dhe aftësitë për ta bërë këtë I kishte sulmuesi 21 vjeçar.

Humbja me Teutën dhe dorëheqja e Canajt

Ndeshja e fundit e fazës së dytë, ajo që përcaktonte edhe renditjen e së tretës, luhej në Durrës për kuqeblutë. Atyre u mjaftonte edhe një barazim për këtë gjë por jo vetëm që nuk e arrijnë, por … dërrmohen: 4-0. një humbje që askush nuk e çonte ndër mend. As trajneri Canaj. Ai pas ndeshjes jep dorëheqjen duke menduar ndoshta se lojtarët e “tradhëtuan” porn ë të vërtetë nuk ishte ashtu. Kjo humbje nuk do kishte vetëm këtë pasojë por edhe kalimin në vend të dytë në renditje. Çka do të thoshte një favorizim shumë më I madh për Tiranën në ndeshjet e kësaj faze. Pas Canajt vjen Haxhiosmanoviç. Si gjithnjë “pas dere” sa herë që e thërret Vllaznia. Premton shumë por nuk e nis mirë teksa barazon që Bylisn por më pas ka vetëm fitore. Deri në ndeshjen e parafundit në Shkodër me Lushnjën. Të gjithë e konsiderojnë të vështirë sepse lushnjarët nuk duan të bien nga kategoria por futbollistët kuqeblu nuk mendojnë ashtu. Gabojnë rëndë duke barazuar dhe duke I dhënë mundësi bardhebluve të shkojnë në ndeshjen e fundit me një pikë avantazh.

“Finalja”, shkodranët janë hija e vetëvetes

Ndonëse në pozita jo të barabarta, kuqeblutë kanë shkuar në ndeshjen e fundit në “Qemal Stafa” me pretendime të mëdha për të dalë kampion. Vetë rreshtimi I skuadrës në fushë është I tillë me një formacion sulmues por gabojnë. Madje që në minutën e parë teksa pësojnë gold he historia e ndeshje mbaron këtu. Një humbjë që dëshpëron së tepërmi tifozët e zjarrtë të kësaj skuadre që e kanë mbështetur skuadrën, dëshpëron presidentin që e dëshironte këtë titull kampion dhe në fund vetëm një vend I dytë.

Gjergj KOLA