Neser Vllaznia do te luaje ndeshjen e rradhes teksa do te perballet ne Durres ndaj skuadres vendase. Duhet thene se shkodranet gjithmone e kane patur problem ndaj ketij kundershtari i cili i ka nxjerre jo pak pengese.
“Niko Dovana” eshte një stadium ne të cilin shkodranët ndajnë kujtime negative vitet e fundit. “Sport ekspres” ka bere nje studim te ndeshjeve te fundit te kuqebluve ne kete fushe dhe ajo çfare del prej tij nuk eshte shume optimiste.
Hera e fundt kur lojtarët e Vllaznisë kanë dalë me 3 pikë nga Durrësi, i përket pesë viteve më parë, më 31.08.2014 kur shkodranët do të fitonin me rezultatin minimal 0-1.
Që nga kjo kohë e deri më sot, fusha e Teutës është kthyer në një mision të pamundur për skuandrën shodrane, ku jo vetëm nuk kanë arritur fitoren, por edhe porta duket e vogël në përmasa pasi është shënuar vetëm një herë. Kjo ka ndodhur në janarin e vitit 2015 ku “djemtë e detit” do të fitonin me rezultatin 2-1.
Megjithëse të shkuarën e ka kundër, ekipi i Vllaznisë do të kërkojë me ngulm ta thyejë këtë tabu, pasi ndodhet në një pozitë të vështirë këtë fillim kampionati dhe i duhen me patjetër tre pikët.