Raportet mes futbollistit pogradecar Vangjel Zguro dhe tifozëve të Vllaznisë, prej vitesh kanë qenë të acaruara, me mbrojtësin që është shndërruar në një “non grata” për shkodranët.

Zguro mbrëmjen e sotme, mori kartonin e dytë të kuq kundër Vllaznisë, teksa një e kishte marrë kur ishte pjesë e Skënderbeut, në vitin 2021, në një ndeshje Kupe në Korçë, kur skuadra e tij mposhtej me rezultatin 0-1.

Interesant është vakti se pogradecari ka fituar vetëm një ndeshje në karrierë kundër Vllaznisë.

Bëhet fjalë për 25 janarin e vitit 2023, kur Zguro ishte pjesë e Bylisit, teksa skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-0 në duelin e vlefshëm për javën e 18-të të kampionatit.