Bilanci i Vllaznisë në ndeshjet e javës së parë në dekadën e fundit kanë qenë pozitive dhe kjo u demostrua edhe në ndeshjen e rradhës, atë ndaj Kukësit që u luajt të shtunën e kaluar. Kuqeblutë siç dihet fituan 3-1 falë golave të Stojanoviç, Balajt dhe Boshnjakut.
Kjo ishte fitorja e gjashtë e Vllaznisë në këto 10 ndeshjet e para të këtyre viteve, ndërkohë që ka rregjistruar edhe një barazim të vetëm si dhe tre humbje, ndërsa golaverazhi është shumë pozitiv në favor të kuqebluve me 16 gola të shënuar dhe vetëm 9 të pësuar.
“Shkodra Sport” zbulon se Vllaznia ka qenë me fat në dekadën e fundit sepse nga 10 ndeshjet e zhvilluara, plot 7 i ka luajtur në shtëpinë e saj, në “Loro Boriçi”.
Po ashtu, interesant është fakti se në këto 10 ndeshje, përballja e së shtunës ka qenë e treta dhe njëkohësisht fitorja e parë ndaj Kukësit, skuadër që e kishte mundur në përballjen e parë në “Loro Boriçi” dhe po ashtu i ka marrë barazimin në të dytën./SHKODRA-SPORT.COM/
REZULTATET E VLLAZNISË NË JAVËT E PARA TË 10 KAMPIONATEVE TË FUNDIT:
2014- 2015 VLLAZNIA- KUKËSI 1-2
2015- 2016 VLLAZNIA- SKËNDERBEU 0-1
2016- 2017 VLLAZNIA- KUKËSI 0-0
2017- 2018 LUSHNJA- VLLAZNIA 0-2
2018- 2019 VLLAZNIA- KORABI 2-1
2019- 2020 VLLAZNIA- LAÇI 1-0
2020- 2021 VLLAZNIA- APOLONIA 2-0
2021- 2022 LAÇI- VLLAZNIA 3-5
2022- 2023 ERZENI- VLLAZNIA 1-0
2023- 2024 VLLAZNIA- KUKËSI 3-1
Bilanci: 10 ndeshje; 6 fitore, 1 barazim, 3 humbje. Golaverazhi: 16:9