Nga Endri ÇINARI
Vllaznia është tashmë në garën e ethshme për tu ringjitur në dy vendet e para në kampionat dhe siguruar edhe “final 4”. Shkodranët do kenë një kalendar të vështirë në 3 javët e ardhshme. Ku duke nisur nga kjo mesjavë ndaj Dinamos do nisë “turi i forcës”. Edhe blutë kryeqytetas kanë ambiciet e tyre për tu renditur mes 4 më të mirave.
E po ashtu të luajnë deri në fund shanset për titullin kampion. Prandaj të mërkurën drejt Shkodrës, të besuarit e Dajes udhëtojnë me qëllimin e qartë për të marrë pikë. Por statisikat nuk janë aspak në favor të “nëndetëses” përsa i përket përballjeve me kuqeblutë në Superiore. Fitorja e fundit në elitën e futbollit shqiptar për Dinamon ndaj Vllaznisë daton para 14 vitesh.
Më saktë në datën 25.09.2010, ku dinamovitët fitonin në Shkodër me rezultatin e thellë 0-4. Që nga ajo periudhë në Superiore mes dy skuadrave, Vllaznia ka marrë 10 fitore dhe 3 ndeshje janë mbyllur në barazim mes dy ekipeve. Gjatë këtyre viteve, Dinamo ka edhe një fitore në vitin 2019 në shifrat 2-0, por dueli është zhvilluar në Kategorinë e Parë.
E po ashtu blutë kanë një sukses në shifrat 1-0 në vitin 2011, ky sukses në kuadër të gjysmëfinaleve të kupës. Dinamo ka arrritur të thyejë “akullin” në fazën e parë të këtij sezoni. Ku mposhtën kuqeblutë me përmbysje në shifrat 2-1. Pra, një domimin kuqeblu përgjatë gjithë këtyre viteve i Vllaznisë. Ku shkodranët do kërkojnë që këto statistika ti pasurojnë edhe të mërkurën dhe kjo për më tepër edhe për objektivat e këtij edicioni./www.shkodrasport.com/