Milani luan përballë Leçes në transfertë, në sfidën e javës së 18-të të Serisë A, me kuqezinjtë që kërkojnë të rikthehen menjëherë te fitorja.
– Leçe ka fituar vetëm dy nga 32 ndeshjet e Serisë A kundër Milanit (2-1 në 1997 dhe 1-0 në 2006): 6.3% e sukseseve, përqindja e dytë më e ulët në mesin e ekipeve me të cilat janë përballur të paktën 10 herë në Serinë A ( 6,1 % ndaj Romës).
– Milani është i pamposhtur në tetë ndeshje të Serisë A kundër Leçes (5 fitore, 3 barazime), periudhë në të cilën kuqezinjtë kanë shënuar 20 gola, mesatarisht 2.5 për ndeshje.
– Fitorja 1-0 e firmosur nga Aksel Konan në prill 2006 është suksesi i vetëm i Leçes në Via del Mare kundër Milanit në Serinë A: shtatë fitore të kuqezinjve dhe tetë barazime plotësojnë panoramën në shtëpinë e puljezëve.
– Leçe është e pamposhtur në pesë ndeshje në Serinë A dhe nuk ka regjistruar një ecuri më të gjatë pa humbje në kompeticion që nga prilli 2012, nën drejtimin e Serse Kozmit. Gjithashtu daton në vitin 2012, seria e fundit e dy ndeshjeve radhazi pa gol.
– Leçe ka fituar dy ndeshjet e fundit të Serisë A të luajtura në Via del Mare dhe nuk ka arritur tri fitore radhazi në shtëpi në Serinë A që nga viti 2004 (gjashtë midis sezoneve 2003-‘04 dhe 2004-‘05). – Milani barazoi 0-0 në ndeshjen e fundit kundër një ekipi të sapopromovuar në Serinë A, kundër Kremonezes në nëntor: kuqezinjtë mund të shkojnë pa gola për dy ndeshje radhazi kundër kundërshtarëve të ardhur nga Seria B për herë të parë që nga viti 2016 (Bolonja dhe Karpi me atë rast).
– Nga njëra anë, Leçe është një nga dy skuadrat (së bashku me Atalantën) që nuk e kanë gjetur ende golin në çerek orëshin e parë të ndeshjeve në këtë Serie A; nga ana tjetër, Milani ka bërë shtatë në atë hark kohor, teksa asnjë ekip nuk ka bërë më shumë deri tani.
– Lorenco Kolombo është lojtari i Leçes që ka marrë pjesë në më shumë gola në këtë Serie A (gjashtë: katër gola dhe dy asiste). Sulmuesi i lindur në vitin 2002 ka luajtur 11 ndeshje me fanellën e Milanit, duke shënuar edhe në kualifikueset për Ligën e Europës 2020-‘21 kundër BodoGlimtit.
– Ndër portierët me të paktën 8 paraqitje në Serinë A 2022- ‘23, Vladimiro Falkone është i dyti për përqindjen e pritjeve të suksesshme: 75% për mbrojtësin ekstrem të Leçes. Vetëm Shezni (89%) ka bërë më mirë.
– Sandro Tonali do ta humbasë ndeshjen e sotme për shkak të pezullimit: që nga ardhja e tij te kuqezinjtë në vitin 2020, Milani ka fituar 67% të ndeshjeve të Serisë A me të në fushë, një përqindje që bie në 59% pa mesfushorin e lindur në vitin 2000 (madje edhe mesatarja e pikëve bie nga 2.2 në 1.9).