Përballja e së shtunës në mes Vllaznisë dhe Bylisit do të jetë e 18-ta që këto dy skuadra luajnë me njëra- tjetrën në stadiumin “Loro Boriçi”. Themi se ballshiotët do të jenë një kundërshtar i fortë i kuqebluve, por në fakt statistikat flasin ndryshe.
“SHKODRA SPORT” u eshte referuar 17 përballjeve të mëparshme dhe ne do ta konstatosh lehtë këtë gjë. Në këto ndeshje, Vllaznia ka dominuar në shumicën e tyre, teksa ka fituar 12 ndeshje. E para është ajo e 25 tetor 1997 me rezultatin 2-0, falë golave të shënuar nga Altin Xhahysa dhe Luan Zmijani.
Ndërsa e fundit është arritur 4 vite e gjysëm më parë, saktësisht më 18 maj 2016 kur Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Bylisit në Shkodër falë golit të shënuar nga Arlind Kalaja.
Nga ana tjetër, në përballjet që këto dy ekipe kanë luajtur në këto 24 vite të përplasjeve me njëri- tjetrin në “Loro Boriçi”, janë arritur edhe katër barazime.
Bylis nga ana e tij vetëm në një rast ka patur shansin t’i gëzohet fitores ndaj Vllaznisë në fushën e kësaj të fundit dhe kjo ka ndodhur në sezonin e kaluar, saktësisht më 4 nëntor 2019 kur fitoi 1-0 falë golit të shënuar nga futbollisti Janku.
Edhe golaverazhi i ndeshjeve të luajtura në Shkodër flet dukshëm në favor të Vllaznisë që ka shënuar plot 31 gola në këto përballje ndërkohë që Bylis ka shënuar vetëm 13 gola./newsport/