Javen e ardhme “Abissnet Superiore” rikthehet me ndeshjet e para te ketij viti dhe njekohesisht me gjysmen e dyte te sezonit, ate qe do te jape edhe verdiktet perfundimtare te saj. Por nderkohe gazeta “Shkodra Sport” do t’i rikthehet sot statistikave te gjysmes se pare, per te evidentuar edhe lojtaret qe kane kontribuar me shume per ekipin e Vllaznise.
Ajo qe na ben pershtypje, ndoshta si asnje sezon tjeter me pare, ne 19 jave kampionat, stafi teknik i tij ka aktivizuar plot 28 futbolliste!!! Me shume se çdo here tjeter. Ndoshta i kushtezuar nga mungesat e shumta, por edhe nga deshira per te promovuar elementin e ri.
Po kush jane lojtaret me me shume minuta ne keto 19 jave? Ne vend te pare eshte Esat Mala i cili ka qene ne fushe per 1642 minuta, me shume se gjithe te tjeret. Pas tij vijne kapiteni Bekim Balaj dhe portieri Kristi Qarri me nga 1620 minuta secili dhe lista vazhdon me Andrey Yago qe eshte i katerti me 1492 minuta, Klinti Qato me 1312′ i pesti, Ardit Krymi me 1244′ i gjashti, Kevin Dodaj me 1190′ i shtati, Eslit Sala me 1134′ i teti, Marko Juriç me 1111′ i nenti dhe “top 10” plotesohet me Milos Stojanoviç me 1063′.
Ja renditja e plote e te gjithe futbollisteve te Vllaznise per aktivizimin e tyre ne 19 jave kampionat:
1.Esat Mala 1642
2.Bekim Balaj 1620
3.Kristi Qarri 1620
4.Andrey Yago 1492
5.Klinti Qato 1312
6.Ardit Krymi 1244
7.Kevin Dodaj 1190
8.Eslit Sala 1134
9.Marko Juric 1111
10.Milos Stojanovic 1063
11.Erdenis Gurishta 1035
12.Melos Bajrami 863
13.Amir Kahrimanovic 859
14.Ardit Deliu 546
15.Antonio Delaj 524
16.Rejan Alivoda 385
17.Mehdi Coba 378
18.Gledjan Pusi 223
19.Ildi Gruda 123
20.Aron Jukaj 90
21.Ensar Tafili 69
22.Flori Spahija 62
23.Ersi Zaganjori 59
24.Essang-Matouti 41
25.Arton Podrimcaku 8
26.Amir Brahimi 7
27.Arval Maliqi 7
28.Dritmir Beci 1