– Anglia pëson gol pas minutës së 90-të në kualifikuesen e një Botërori vetëm për herë të tretë në historinë e saj. Për herë të parë i shënoi Shqipëria në 2001 (Altin Rraklli shënonte golin momental të 2-1 në 93’ në Qemal Stafa më 28 mars) dhe pastaj Skocia në 2017.

– Anglia ka humbur vetëm 1 nga 21 ndeshjet e fundit kundër Polonisë në të gjitha kompeticionet (12 fitore, 8 barazime), kur u mundën 2-0 në Çorzov në kualifikuesen e Botërorit 1974 (në stol ishte Sër Alf Ramsej). Ata nuk mposhten në 18 ndeshje kundër polakëve që prej atëherë (11 fitore, 7 barazime). Dominim!

– Herri Kejn shënoi golin e tij të 41-të me kombëtaren (la pas Majkëll Ouenin), por ky në Varshavë ishte vetëm goli i dytë i kapitenit të Anglisë nga jashtë zone (të parin ia shënoi Nigerisë në qershor 2018). 28-vjeçari shënoi gol në ndeshjen e 15-të radhazi në kualifikueset e një Botërori/Europiani.

– Anglia nuk bëri asnjë zëvendësim në ndeshjen me Poloninë, për herë të parë që prej gjysmëfinales së Euro 1996, kundër Gjermanisë