Dinamo – Vllaznia është një nga sfidat më interesante dhe që pritet të jetë e luftuar mes dy ekipeve. Takim që do të luhet ditën e shtunë në “Elbasan Arena” në orën 19:00.
Një përballje mjaft e rëndësishme, ku do të marrë edhe vëmendjen e tifozëve. Dinamo me Ilir Dajën ka gjetur vazhdimësinë, ndërsa përballë do të kenë kryesuesit e Superiores. Shkodranët janë skuadra më në formë e kampionatit, teksa pas 6 ndeshjes kanë arritur të sigurojnë 13 pikë.
Ndërkohë “Blutë” nga ana tjetër kanë 8 pikë dhe ndodhen në vendin e 5-të. Sfida ndaj shkodranëve nuk do të jetë aspak e lehtë për dinamovitët, të cilët do të duhet të sfidojnë edhe të kaluarën.
Në 10 ndeshjet e fundit mes Dinamos dhe Vllaznisë, skuadra e Ilir Dajës ia ka dalë të fitojë vetëm 1 sfidë. 6 përballje i ka fituar Vllaznia dhe vetëm 3 duele kanë përfunduar në barazim. Siç duket ekipi i Ilir Dajës është “kafshata” e preferuar e shkodranëve, të cilët në “Elbasan Arena” do të tentojnë për një tjetër fitore për të mbajtur kreun e renditjes./newsport/