Konte pas Veronës deshi të nënvizonte: “31 pikë në 12 javë, as me parashikimet më të mira nuk do t’i kishim imagjinuar, jam i lumtur”.
Trajneri ndihej i hidhëruar pas përmbysjes së Dortmundit dhe i është rikthyer humori vetëm kur skuadra i ka dhuruar fitoren me verdheblutë.
Në pritje për të marrë përgjigjet edhe nga infermieria, Konte dhe lojtarët e tij po shijojnë klasifikimin.
Spaleti në 2017-ën (kur qëndroi i pari deri në dhjetor) grumbulloi 30 pikë pas 12 javësh dhe kaloi Mançinin (2006-’07) dhe Simonin (1998-’99).
Murinjo kishte dy pikë më pak në sezonin e tripletës.