Kategoria Superiore ka mësuar zyrtarisht përballjet në gjysmëfinalet e Final Four. Egnatia gjen Vllazninë, ndërsa Partizani shortohet me Skënderbeun. Ky çift i fundit do të jetë i pari që do të çelë siparin e formatit të ri më 17 maj në orën 20:00, në Air Albania, ndërsa 2 ditë më vonë ndeshja tjetër.
Të gjithë presim për spektakël dhe klubet luajnë për lavdi e në fund të fundit, për para që është shumë e rëndësishme në futbollin e sotëm. Thonë që favorit në finale të mëdha nuk ka, gjithçka e vendos fusha e blertë që është e aftë të të shtang nga momenti në moment. Megjithatë, gjuha e statistikave ka fjalën e saj.
Një vëzhgim i shpejtë i Newsport për përballjet direkte mes 4 finalistëve, vihet re se dy ekipet që e mbyllën të parët e rrjedhimisht marrin pozitën e ‘favoritit’, nuk duket të jena kaq shumë favorit. Nga 12 përballje secila në këtë ‘minikampionat’, është Vllaznia ajo që bën ‘ligjin’ duke u renditur e para me 18 pikë, 5 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.
Me 1 pikë më pak, “çuditërisht” ndjek Skënderbeu me 5 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje. Egnatia kryesuese renditet e treta me 16 pikë dhe një rekord baraspeshë me 4 fitore, barazime e humbje. Shumë pas Partizani që e mbyll e 4-ta këtë minikampionat me vetëm 13 pikë, 2 fitore, 7 barazime e 3 humbje.
Sipas statistikave nga kampionati titulli kampion i ‘takon’ Vllaznisë, por siç e tham më sipër, mbetet një gjuhë statistikash dhe është fusha e blertë ajo që thotë fjalën e fundit./newsport/
PIKËT E GRUMBULLUARA NË PËRBALLJET DIREKTE:
1. VLLAZNIA 18 PIKE
2. SKENDERBEU 17 PIKE
3, EGNATIA 15 PIKE
4. SKENDERBEU 13 PIKE