– Çelsi mund të regjistrojë katër fitore radhazi kundër Sitit në të gjitha kompeticionet për herë të parë që prej 8 triumfeve që arriti mes viteve 2005-‘09.
– Asnjë mes 12 përballjeve të fundit në kampionat nuk ka përfunduar në barazim: Çelsi ka fituar 5 ndaj 7 të Sitit.
– Blutë e Londrës kanë pësuar vetëm 1 gol këtë sezon, numri më i ulët në këtë fazë të kampionatit që prej vitit 2010. Si për ironi, atëherë ata u mundën në javën e 6- të, 1-0 pikërisht nga Siti. Çelsi ka mbyllur 15 ndeshje pa pësuar gol në 24 takimet e Premier Ligës me Tomas Tuhelin në stol, më shumë se çdo skuadër tjetër që kur drejtimin e skuadrës e ka marrë gjermani.
– Romelu Lukaku është i vetmi lojtar i Çelsit që ka shënuar më shumë se një gol në kampionat këtë sezon, por londinezët krenohen me rekordin e 10 shënuesve të ndryshëm (duke përjashtuar autogolat). Sulmuesi belg e ka ndëshkuar Sitin 5 herë në 16 përballjet në Premier Ligë dhe Kupë, por nuk u ka shënuar atyre në 4 përballjet e fundit (të gjitha me fanellën e Mançester Junajtidit).
– Siti rrezikon që të mos shënojë në dy ndeshje radhazi në kampionat për herë të parë me Pep Guardiolën në stol.
– Me një humbje, “Qytetarët” do të kishin numrin më të ulët të pikëve në këtë fazë të kampionatit që prej vitit 2013, kur ata grumbulluan 10 pikë pas 6 javëve të para, e megjithatë në fund fituan titullin.
– Kevin De Bryjne ka shënuar në secilën nga tri përballjet e fundit në kampionat kundër Çelsit. I vetmi lojtar që e ka bërë në katër ndeshje radhazi në Premier Ligë kundër një klubi që ka luajtur më parë ishte Kreig Belami (kundër Njukasëllit mes 2007-2011).