Vllaznia e basketbollit te meshkujve mbylli para pak ditesh nje sezon te suksesshem teksa arriti deri ne gjysmefinale dhe madje ishte vetem nje hap larg kualifikimit ne finale, por u mund ne gjysmefinalen e peste nga durrsaket.

Megjithate per kuqeblute ky sezon mund te konsiderohet shume i suksesshem sepse e nisen ate mes shume dilemash dhe pasigurish per te ardhmen, por fale disa levizjeve te studiuara mire te drejtuesve te ekipit, u mundesua ardhja e tre- kater lojtareve te huaj. Megjithate nga ekipi u largua Memçaj, por trajneri Bekteshi vijoi punen dhe ndonese me kontigjent te reduktuar lojtaresh, bene mire.

Por cilat jane statistikat e ketij ekipi dhe pikeshenuesit me te mire te tij? Gazeta “Shkodra Sport” po ua risjell ne vemendje ato teksa konstatojme se lojtari me me rendiment pergjate gjithe sezonit ka qene organizatori Saab. Pas tij vjen amerikani tjeter Tucker, ndersa i treti eshte 19 vjeçari shkodran Veton Gjeçaj e pas tij vjen kapiteni Redi Rakaj e keshtu me rradhe.

Pikëshënuesit e Vllaznisë për sezonin 2023-2024:

1. Craig Lamont Saab 485 pikë

2. Mckyron Endrel Tucker 335 pikë

3. Veton Gjeçaj 310 pikë

4. Redi Rakaj 303 pikë

5. Dy’quavis Tyshon ëilkins 290 pikë

6. Elian Memçaj 86 pikë

7. Antonio Shabani 49 pikë

8. Sead Kopliku 44 pikë

9. Elidon Bitri 41 pikë

10.Edon Kuçi 38 pikë

11.Rajen Mbiara 29 pikë

12.Anthony Sopuluchukëu Ozobuekëe 25 pikë

13.Xhulio Murrizaj 11 pikë

14.Bujar Tafa 11 pikë

15.Mateo Bushgjokaj 2 pikë