Ndeshja Dinamo- Vllaznia ka qene e dobet per te dy ekipet dhe sidomos per shkodranet te cilet nuk u shprehen ashtu si duhet ne fushen e lojes dhe per kete arsye nuk moren rezultatin qe deshironin.

Te Dinamo-Vllaznia asnjë nga dy skuadrat nuk mori maksimumin e pikëve, dhe në një ndeshje pa gola me të drejtë më i miri në fushë do të ishte një qëndërmbrojtës.

I përzgjedhuri është Fallou Diagne i cili pak nga pak po rigjen formën e tij më të mirë. Më shumë sesa një mbrojtës, Diagne në sfidën ndaj Dinamos bëri organizatorin dhe këtë e tregojnë stastikat e ketij takimi.

Mbrojtesi senegalez ka ndermarre 86 aksione, nga te cilet ka realizuar 67 prej tyre ose 78 %. Nga 65 pasime qe ka bere gjate 90 minuta, te sakta ka patur 55 prej tyre, pra 85 % te saktesise.

Po ashtu, Diagne ka marre pjese ne 13 duele gjate lojes dhe ka fituar 10 prej tyre. Ka rikuperuar 18 topa gjate ndeshjes, nga te cilet edhe 2 ne gjysmefushen kundershtare./SHKODRA-SPORT.COM/