Partizani-Vllaznia është kryesfida e javës së 35, ose ndryshe e javës së parafundit të Kategorisë Superiore.

Supersfida e cila do të zhvillohet në stadiumin “AIR Albania” me fillim nga ora 17:00, do të vendosë me shumë mundësi dhe një pjesë të fatit të titullit kampion.

Në tre ndeshjet e këtij viti, bilanci është me dy barazime pa gola 0-0 dhe një fitore e Vllaznisë në fazën e parë me shifrat minimale 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kjo do të jetë ndeshja e 162 e tyre në total, ku Partizani kryeson me fitore plot 72, Vllaznia me 47 ndërsa barazimi është fiksuar plot 42 herë.