Nga Endri ÇINARI

Vllaznia do jetë vizitore në javën e 9-të të Superiores ndaj Skënderbeut. Me Superioren që rikthehet pas pushimit që kampionati kishte pas angazhimit të kombëtares. Kuqeblutë shkojnë drejt Korçës me synimin për të reaguar dhe kthyer në rrugën e duhur.

Kjo pasi skuadra nuk ka pasur aspak stabilitet në këtë fazë të parë të kampionatit. Duelet e fundit në stadiumin “Skënderbeu” flasin për një barazi totale mes dy ekipeve. Kështu në 5 ndeshjet e fundit në qytetin juglindor numërohen 3 barazime dhe këto janë rradhazi në ndeshjet e fundit.

Po ashtu Vllaznia ka marrë një fitore në vitin 2020 në Korçë në shifrat 0-2. Ku vendimtarë ishin golat e Victor Da Silvas dhe Dilaver. Rrjeta që shënojnë suksesin e fundit në Korçë të Vllaznisë. “Ujqërit” po ashtu në sezonin 2019-20 kanë fitoren e fundit ndaj Vllaznisë në shtëpi me rezultatin 2-1.

Pra shifra totalisht të barabarta në duelet në Korçë, pavarësisht se Vllaznia ka dominuar në shifrat e përgjithshme këto vite. Megjithatë të shtunën pritet një histori tjetër mes dy skuadrave. Ku korçarët duan të mbajnë ritmin pozitiv e ndërsa kuqeblutë të bëjnë kthesën pas rezultateve plot ulje dhe ngritje.