Kategoria Superiore është ‘pushim’ dhe të gjithë po presim me padurim fillimin e edicionit të ri 2023-2024 që pritet të nis në fund të gushtit. Si zakonisht në çdo merkato, skuadrat kanë bërë shumë ndërhyrje me Tiranën, Partizanin e Egnatian që kryesojnë listën.
Me ndryshimin e grupit, ndryshon edhe mesatarja e moshave për çdo ekip. Vlen të theksohet se në përgjithësi, kampionati shqiptar ruan një mesatare të re në moshë. Më të ‘vegjlit’ janë, Laçi me 22.0 dhe Kukësi me 22.3, por verilindorët kanë vetëm 16 lojtarë në ekip dhe duhet të plotësojnë ende skuadrën.
Partizani kampion ka një mesatare prej 23,4 vjeç ndërsa më të ‘vjetrit’ janë Tirana dhe Egnatia me 25.0 dhe 25.1 vite. Një mesatare shumë e re përsëri që tregon se në kampionatin shqiptar u besohet talentëve të rinj të cilët mund të shpërthejnë e më pas të shiten në kampionate më të forta.
Lista:
Laçi 23 lojtarë: 22.0 vjeç
Kukësi 16 lojtarë: 22.3 vjeç
Dinamo 26 lojtarë: 23.0 vjeç
Partizani 27 lojtarë: 23.4 vjeç
Vllaznia 24 lojtarë: 23.5 vjeç
Skënderbeu 29 lojtarë: 23.6 vjeç
Teuta 23 lojtarë: 24.0 vjeç
Erzeni 27 lojtarë: 24.6 vjeç
Tirana 28 lojtarë: 25.0 vjeç
Egnatia 29 lojtarë: 25.1 vjeç